Shtypi sot – 25 shkurt
Nga Express më 25.02.2010 në ora 8:29
<!-- IF Reklama --><!-- IF Reklama --><!-- IF CITATI --><!-- IF CITATI --><!-- IF Image One --><!-- IF Image One -->Express në ballin ë sjell temën me titull “AAK, opozitë ndaj LDK’së”. Ramush Haradinaj konfirmoi refuzimin e Presidentit Fatmir Sejdiu se s’do të ketë as prishje të koalicionit qeverisës, e as zgjedhje të parakohshme. Prej dje, rruga e AAK’së ndahet nga ajo e LDK’së. Pas dy viteve në opozitë, Haradinaj hapi edhe një front të dytë. Paralajmëroi se do të jetë opozitë edhe ndaj LDK’së. Shkrimin mund ta lexoni në faqe 4.
Shkrim tjetër në Express është ai me titull “Leksioni Fox”. Pronari i Chelsea Point, Alan Fox, ka dashur t`u ofrojë një model kosovarëve për mënyrën moderne të ndërtimit të banesave kolektive. Por, drejtuesit e Komunës së Prishtinës i kanë mësuar atij një leksion tjetër – atë të mungesës së rregullave, korrupsionit indirekt dhe kaosit urban. Ai po ik nga Kosova dhe s`ka fuqi t`i rekomandojë dikujt që t`ia mësyjë këtij vendi për të investuar. Këtë shkrim mund ta lexoni në faqe 10 dhe 11.
Sot me kolumne në Express paraqiten Berat Buzhala dhe Armand Shkullaku.
Zëri shkrim kryesor ka zgjedhjet në veri me titull “Zgjedhjet serbe, pasi të jetë gati veriu”. Sipas gazetës, ekipi komunal përgatitor për komunën e ardshme të Mitrovicës veriore është themeluar dhe është në fazën e trajnimit.
Koha Ditore sot në ballinë sjell pjesë të asaj çka ka thënë Ambasadori Amerikan Christopher Dell gjatë përurimit të gjykatës në Pejë me titull “Dell motivon qytatrët që të kërkojnë drejtësi për vete”. “Qytetarët e Kosovës duhet të bëjnë kërkesë për drejtësi”, citohet të këtë thënë Dell, duke shtuar se edhe në Kosovë duhet “instaluar” maksimën amerikane: “Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar”.
Epoka e Re po ashtu shkruan për zhgënjimin e Haradinajt me titull “Haradinaj i zhgënjyer, pranon dështimin”.
Bota Sot shkruan për skenën aktuale politike dhe mundësinë që Lëvizja Vetëvendosje të bëhet parti politike me titull “Ideja për vetëvendosje do të përmbysë rendin politik!?”.
Lajm sjell një temë që ka të bëj me rrezikimin e licencës së avokatëve të Kosovës nga gjykatësit e EULEX-it me titull “U rrezikohet licenca”. Oda e Avokatëve të Kosovës është i vetmi autoritet që mund t’ia marrë licencën ndonjë avokati që refuzon ta kryejë detyrën zyrtare që i caktohet nga gjykata. Mirëpo, Ramiz Krasniqi është “kërcënuar” nga trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtarët e EULEX-it, se do të këtë pasoja nëse nuk paraqitet në seancën gjyqësore ndaj Albin Kurtit, më 2 mars.
Infopress sjell një shkrim për objektin e EULEX-it që do të vendoset në veri të Mitrovicës me titull “Shtëpia e BE-së, hap dyert”. Gazeta ka identifikuar objektin ku do të vendoset “Shtëpia e BE-së” në veri.
Kosova Sot shkruan se procesi i emërimeve në gjykata dhe prokurori është një proces i mbrapshtë me titull “Gjyqësori, në duar të avokatëve”. “Pa fije dyshimi, mund të thuhet se, në përgjithësi, avokati është i interesuar për ta pasur gjyqtarin e vet, për të cilin ka influencuar për t’u zgjedhur”, thotë deputeti Riza Smaka, duke vënë në dyshim legjitimitetin e përzgjedhjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve të shtetit nga një këshill, ku tre avokatë përbëjnë shumicën.